MENU
klinika

Edicioni i 6-të

Festivali rajonal “Shpirti i Ballkanit” u mbajt në Korçë

27.05.2024 - 11:56

Gjatë fundjavës u mbajt në Korçë edicioni i 6-të i festivalit “Shpirti i Ballkanit”, festivali më i madh folklorik në rajon. Ansamblet nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Shqipëria krijuan në këtë festival një atmosferë elektrizuese.

Së bashku me turistë vendas e të huaj, artistët u bënë pjesë e një feste plot ngjyra në Korçë, me paradat e tyre në Zonën këmbësore dhe performancat te Pazari i vjetër. Grupet e ftuara kanë sjellë traditat e tyre, vallëzimin e melodinë, duke u bërë promovues të kulturës ballkanike. Për herë të parë në Korçë ka qenë i ftuar edhe një ansambël nga Maroku.

Festivali u organizua nga bashkia e Korçës si dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, të cilët ishin kujdesur për të ftuar ansamble me cilësi të lartë artistike.

Qëllimi i “Shpirtit të Ballkanit” është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë jomateriale, si dhe nxjerrja në pah e vlerave që mbart rajoni i Ballkanit.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!