MENU
klinika

"Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel"

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta!

13.05.2024 - 18:49

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në shtetin grek.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se askush nuk kishte folur në këtë nivel për Çamërinë dhe ligjin e luftës dhe Rama ishte i pari që e bëri diçka të tillë.

Sipas Minxhozit, qeveria e Greqisë nuk do të reagojë menjëherë, por shtoi se ata nuk janë të kënaqur nga fjalët e kreut të qeverisë shqiptare.

“Pjesëmarrje shumë e madhe, duket që emigracioni ynë në Greqi ishte shumë i sensibilizuar për takimin. Realisht, është e kuptueshme sepse është hera e parë që oganizohet një format i tillë nga një qeveri shqiptare. Prezenca nuk zhgënjeu pjesëmarrësit, sepse edhe mesazhet ishin shumë të forta. Unë nuk besoj se vizita e Ramës dhe takimi i tij me komunitetin e madh shqiptar në Greqi do të japë një efekt të menjëhershëm në marrëdhëniet dypalëshe. Mesazhi i Ramës ka rëndësi sepse ai kumboi veçanërisht fort në në një ambient si ai i Athinës, ku çështja Beleri ka eklipsuar gjithçka tjetër.

Një njeri nuk mund të mbajë peng një dosje kaq të madhe problematike dhe kaq të vjetër si ajo shqiptaro-greke. Nuk besoj se qeveria greke do të reagojë menjëherë. Jam i bindur që nuk janë të kënaqur nga fjalet e Ramës. Askush nuk kishte folur në këtë nivel, në këtë format për Çamërinë ose për ligjin e luftës në kryeqytetin grek. Ka qenë një tabu historike e qeveritarëve shqiptarë të të gjithë niveleve që t’i përmendin këto dy tema, për shkak të presionit grek. Rama i bëri i pari, atij duhet t’i shkojë merita që mundi të thotë atë që qeveritë tona nuk i kanë thënë zyrtarisht përballë një paneli grek”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"'Meritë' e Ramës dhe politikanëve të tjerë ndër vite është se…"

Vizita e kryeministrit në Athinë/ Fatos Lubonja: Patriotizëm për shpërlarje!