24.05.2024 - 13:51
Hansi Flick te Barcelona është një marrëveshje e mbyllur, pritet vetëm zyrtarizimi, por më parë duhet njoftuar ndërprerja e marrëveshjes me Xavi-n, largimi i tij pritet të bëhet publik vetëm pas ndeshjes së fundit në La Liga, atë kundër Sevilla-s.
Mundo Deportivo ka zbuluar detaje nga akordi që u arritur në Londër, mes Flick dhe përfaqësuesve të Barcelonës. Flick do të firmos një kontratë 1+1, kontratë që përfundon pikërisht në vitin kur Laporta-s i përfundon mandati i tij si presidentit.