MENU
klinika

Nga Monika Stafa

Fluturim mbi Bunë

07.05.2024 - 17:55

Kjo nuk është kultura jonë. Kjo nuk është në gjindjen tonë. Asnjëherë. Në asnjë kohë. Në asnjë epokë. Në asnjë rresht të asnjë gërmë shqiptare. Një fatkeqësi e pagjetur në trojet tona.

Dhe kur dy herë ndodhi në histori, mes suliotëve apo krutanëve ndodhi sepse ju këput dinjiteti në mes prej këpucës së huaj dhe jo prej dëshpërimit të një të marri.

Shqiptarja nuk trembet. Nuk dorëzohet. Nuk është në etnogjenezën tonë. Nuk është në damarin tonë. Asnjëherë. Dhe në asnjë oborr.

Shumëçka mund të ketë ngjarë, si kalorësi në përrallë por të tillë histori, shqiptaria se ka parë.

Po çfarë ka ndodhur? Dhe përse? Globalizmi? Neo-teknologjizmi? Apo virtualizmi? Flijohet nëna me tre fëmijë për një të marrë!!