MENU
klinika

“Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija”

Gabriel Escobar: Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″

21.05.2024 - 11:08

Zëvendës ndihmës Sekretari shtetit Gabriel Escobar i ka bërë thirrje PD që të mos kthehet në vitet ’90. Sipas tij, opozita duhet të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Escobar tha se Shqipëria ka shumë sfida, duke u ndalur tek çështja e korrupsionit dhe manipulimi i disa institucioneve

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucioneve. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të bëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha zyrtari i lartë amerikan duke folur për Shqipërinë në emisionin Balkan Debrief te gazetares Ilva Tare.

Më tej ai u shpreh se Shqipëria ka qene një partner i shkëlqyer gjate viteve qe puna e tij lidhej me Ballkanin. Ai tha se Shqipëria ka përparuar mjaft që nga vitit 1991 dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në çështje ndërkombëtare

“Shqipëria ka treguar një nivel lidershipi ndërkombëtar. Është mahnitëse kur e mendon se ku e filloi ky vend ne vitin 91. Shqipëria ishte vend anëtar i këshillit të sigurimit si një vend jo anëtar i përhershëm, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Ukrainës dhe ne çështje të tjera ndërkombëtare. Shqipëria është një vend i angazhuar i NATOS dhe partner në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Escobar.