Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e pensioneve. Në një intervistë televizive, ajo deklaroi se buxheti i shtetit ka qenë i cunguar në raport me fondet që jep çdo vit, duke qenë më pak dorëlëshuar në burnusin e fund vitit. Duke marrë parasysh kriterin e viteve të punës, nëse do të ketë ndryshime, ekspertja thotë se favorizimi nis me të gjithë individët të cilët deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga skema e pensionit, të cilët kanë patur më pak apo baras me 15 vite punë. Gjithashtu, Hoxha është ndalur dhe te skema e takës që do të merret nga profesionet e lira e cila do të ndikojë pozitivisht, ku sipas saj thuhet se nëse qeveria vendos që një pjesë e të ardhurave vjetore do të shkojë për kategoritë e pensioneve, jo vetëm që do të ishte një zgjidhje e mirë por konsiderohet si alarm emergjence për të rritur vlerën mesatare të pensionit në Shqipëri. Akoma dhe më e rëndësishme mbetet dilema e rritjes së pensionit për vitin 2024, ku ekspertja e ekonomisë deklaron se aktualisht nuk jemi në vlerat e një indeksimi. Ajo thotë se në një parashikim që është bërë thuhet se do të ketë një ndryshim rrënjësor me ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë e pensioneve, ku reforma automatikisht gjen zbatim vitin e ardhshëm për 2025-ën.
-Zonja Hoxha, ka gjithmonë interpretime, keni bërë një punë shumë të mirë gjatë këtij viti për të treguar nëse do të ketë një rritje përpos indeksimit apo një rritje në fund vit apo dhe ndonjë reformë të re si do të shkojë ajo te qytetarët. Çfarë dimë deri më tani për skemën e pensioneve?
Deri tani dimë që skema e pensioneve përpos disa reformave që ka patur të cilësuara të rëndësishme, por që me ndikim pak ose aspak të rëndësishëm në xhepin e të gjithë pensionistëve. Kur flasim për pension nuk konsiderojmë në analizë apo në përfitim vetëm për pensionin e pleqërisë por janë të gjitha kategoritë e pensioneve që iu lind nevoja qytetarëve të gjejnë zgjidhje por në fund të ketë gjithë mbrojtjen sociale. Skema e mbrojtjes dhe politikave sociale që përveç reformave që ndërmerren të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve dhe të pensionistëve. Buxheti i shtetit ka qenë i cunguar në raport me fondet që jep çdo vit për të gjitha kategoritë e pensioneve. Ajo që ka qenë dorëlëshuar e dimë të gjithë që ka qenë vetëm bonusi i fund vitit. Por lind pyetja, a mjaftojnë këto vlera në raport me çmimet e larta që ka pësuar ekonomia shqiptare si pasojë e luftërave ekonomike të brendshme dhe të jashtme. Jo nuk mjaftojnë është përgjigja pasi dhe paga më të mëdha se mesatare e kanë patur të pamundur të përballojnë kostot e shpenzimeve të jetesës. Është një kategori e vlerësuar pak, edhe pse një kategori e cila ka një nevojë për vlerësim të lartë, gjithmonë ka qenë e lënë në harresë. Edhe zhvillimi demografik ka çuar në një raport të ulët të kontribuuesve dhe në një raport të lartë të përfituesve. Raportin e kemi të zhdrejtë dhe akoma më të lartë deficitin dhe normën e tij me ndikimet e shtetit që alokohen dhe shkojnë drejtpërdrejtë te të gjitha kategoritë e pensionistëve. Jemi në një ‘kaos’. Sistemi i pensioneve në vendin tonë ka nevojë për një strukturim të thellë që të përqendrohet te drejtësia. Drejtësi në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore pasi po flasim për një raport të drejtë të gjithë sektorëve dhe harrojmë që pjesa më e madhe e këtyre sektorëve që janë zhvilluar sot ka ardhur si rrjedhojë e kontributit të pensionistëve që kanë përfitime akoma më të pakta. Raporti i rritjes së vlerës së pensioneve shkon në një normë të krahasuar të inflacionit të një viti më parë. Në një situatë inflacioni që ka patur vendi, sigurisht që do kishte ndikuar dhe në indeksimin e një rritje dhe më shumë sesa normalja krahas të një viti më parë. Për t’i dhënë zgjidhje këtij kaosi i cili ka një kohë shumë të gjatë që nuk gjen zgjidhje por mjaftohet vetëm indeksimet që janë të parashikuara në ligj, që ndodh një apo 2 herë në vit dhe me një bonus në dhjetor, patjetër që përballë kësaj krize për kategorinë e pensionistëve qeveria shqiptare, ministritë e linjës, grupet e interesit, gjenden përballë një situatë ku duhet të japin zgjidhje brenda këtij viti.
– Një element që po diskutohet është edhe kriteri i viteve të punës, atij minimal me mbi 15 vite pune dhe maksimal mbi 38 vite punë për të përfituar pension. Kush favorizohet nëse do të ketë ndryshime në këtë aspekt?
Favorizimi fillon nga të gjithë individët të cilët deri tani kanë qenë të përjashtuar nga skema e pensionit, kanë patur më pak apo baraz me 15 vite punë. Drejtpërdrejtë do të futen në skemën e re duke përfituar vlerën dhe ndryshimi më i madh është se parashikohet një indeks që të mos shkojmë dhe të krahasojmë rritjen e pensioneve me inflacionin e një viti më parë por të shkojmë me metodologji të re e cila shkon sa gjysma e pagës mesatare në vendin tonë. Të gjithë ekspertët ndërkombëtar dhe të gjitha zgjidhjet ndërkombëtare kanë parashikuar që një pensionist quhet i varfër nëse merr një pension mujon më të vogël ose të barabartë se vlera e pagës mesatare e shkallë vendi.
– Çfarë mund të ndodh me buxhetin e shtetit nga vjelja e taksës për profesionet e lira, a do të shkojë kjo vjelje në favor të skemës për rritjen e pensioneve?
Çdo e ardhur, taks vendore dhe qendrore e cila shkon dhe alokohet në të ardhura që do të shkojnë për qytetarët në buxhetin e shtetit, patjetër që vlen, pasi do të thotë më shumë të ardhura në bazë të skemën sesi qeveria ka vendosur t’i rialokojë këto fonde dhe nëse ka vendosur që një pjesë të mirë të tyre ta çoj në buxhetin e pensioneve patjetër që ndikon dhe është një ri formatim i ri i mënyrës së vjeljeve të taksave të buxhetit qendror dhe vendor për të mbushur arkën e shtetit. Nëse është vendosur që një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave vjetore të shkojë për kategorinë e pensioneve patjetër që do të ishte një zgjidhje e mirë dhe është emergjente që të rritet vlera mesatare e pensioneve shqiptar.
– Kur mund të kemi një rritje pensionesh dhe a kemi një vlerë të menduar, jemi ende në vlerat e indeksimit apo mund të jetë një vlerë shumë herë me e lartë?
Nuk jemi në vlerat e një indeksimi pasi indeksimi u krye. Po flasim për një ndryshim rrënjësor që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë e pensioneve. Një parashikim është se do të dalim me një deklaratë konkrete sesi dhe sa do të ndikojnë pensionet në fund të vitit. Që do të thotë se reforma automatikisht gjen zbatim vitin e ardhshëm, në vitin 2025-ën.