MENU
klinika

Kopjoi bazën e të dhënave të TIMS

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën

28.05.2024 - 12:28

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Ervin Muça ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit nuk do të dalë nga shtëpia deri në fund të hetimeve.

Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm nuk i tha lirinë ish-drejtorit të dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në sistemin TIMS.

Gjatë paraqitjes në Gjykatën e Shkallës së Parë ai ka deklaruar se nuk ka shkelur asnjëherë detyrën.

Madje ai thotë se i ka bërë backup sistemit, por jo se ka marrë të dhëna prej saj.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe gjatë zhvillimit të seancës ku dhe i kërkoi që t’i hiqej masa e “arrestit të shtëpisë” dhe të hetohet në gjendje të lirë.

Sipas prokurorisë, Muça në bashkëpunim me persona të tjerë, në 2 gusht të vitit të shkuar kanë ndërhyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit duke eksportuar të dhëna të paautorizuara.

Organi i Akuzës gjatë hetimeve ka arritur në përfundimin se këto veprime janë kryer gjatë orëve të vona të natës.

Për të provuar ndërhyrjen dhe marrjen e të dhënave Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ndihmë edhe laboratorit të SPAK-ut, ku kjo e fundit ka konfirmuar dyshimet e kolegëve të Tiranës.

Për këtë skandal është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar që po merret me rastin, ku vetë Muça është thirrur për të dëshmuar pak javë më parë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit