23.05.2024 - 17:43
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha, i cili bëri rekurs dhe kërkoi leje për të shkuar në Parlament.
Seanca nisi në orën 14.30, ndërsa vendimi u dha tani, ku Gjykata ka refuzuar kërkesën e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.