Goditja me sende të forta, si doreza hekuri dhe leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetim për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.
Materiali policor që prej ditës së djeshme është përcjellë për vlerësim nga policia në drejtim të prokurorisë, ku grupi i hetimit që ka ndjekur rastin në polici ka sugjeruar regjistrimin e procedimit dhe vijimin e hetimeve pikërisht për veprën penale 79/a të Kodit Penal.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në hyrjen e një kopshti shtetëror në Tiranë, policia ka ndaluar me iniciativë 58-vjeccarin Dritan Nano, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrahjes brutale të avokatit, njëherësh dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.
Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopësht. Agresorët duken me kapele në kokë, ndërsa janë publikuar edhe emrat dhe fotot e autorëve të sulmit brutal.
Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar dhe të shpallur në kërkim që kanë dhunuar avokatin e Sokol Mëngjesit.
Nëse do shpalleshin fajtor dhedënohet nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm./Oranews