MENU
klinika

Braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Gordana Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë proteston

12.05.2024 - 14:14

Një incident ka ndodhur gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska.

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou e cila në shenjë protestë është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev. Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


e para presidente femër në historinë e vendit

Kush është Gordana Siljanovska-Davkova


“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri