MENU
klinika

Nga Fatos Çoçoli

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës: 60 mln euro fitim për qytetarët!

26.05.2024 - 12:01

Me pjesën e projektit në Rinas, hekurudha shfryn një pjesë të madhe të trafikut të sotëm të rënduar për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit

Në axhendën e konektivitetit(lidhjes së qytetarëve në distancë) të Shqipërisë, transporti hekurudhor ka interesimin dhe përqendrimin e plotë të qeverisë se vendit, duke zënë vend kyç në planet strategjike të saj.

Hekurudhat janë mjeti ndër më të shpejtit në botë, pas transportit ajror. Ato përfaqësojnë njëkohësisht edhe mjetin më të lirë të zhvendosjes, së bashku me transportin detar. Por ndyshe nga ai detar, qytetari përmes hekurudhës zhvendoset me herë më shpejt në kohë.

Më 21 dhjetor 2023, Komisioni Europian miratoi 120.5 milionë euro për projektet hekurudhore në Shqipëri, si pjesë e një paketë investimi prej 680 milionë eurosh, në hekurudhat dhe energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.

Në mars 2025 shkohet në Rinas me hekurudhë

Projekti Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në Shqipëri. Në tetor 2020, u shpall kompania fituese e tenderit, të organizuar nga Komisioni Evropian, kompania italiane INC S.P.A .

Kompania po realizon shumë shpejt rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës dhe Durrësit, për ta modernizuar atë dhe për ta shndërruar në linjë elektrike, si dhe ndërtimin e kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Kosto totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro janë dhuruar, grant nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, një strukture me fonde nga Bashkimi Evropian, ndërsa 36.9 milionë euro janë kredi e butë e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim(BERZH). Pjesa tjetër po financohet nga qeveria shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN