MENU
klinika

"Kolegët e PS janë vetë në shumë beteja"

Heshtje në parti për ‘ditët e vështira’, Veliaj: Nuk kam kërkuar mbrojtje

06.05.2024 - 20:37

Erion Veliaj ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC News përballjen e tij me drejtësinë. Kryebashkiaku i Tiranës, gjatë intervistës, u shpreh se nuk është i zhgënjyer nga kolegët, duke theksuar se nuk pret aspak duartrokitje, por shton se çdo person duhet ta bëjë detyrën kudo që është.

Me tej theksoi se është me rëndësi që të të inkurajohen njerëzit që punojnë, të mbështetet më shumë suksesi dhe jo të brohoritet për rrëzimin dhe dështimin.

Pjesë nga intervista

Patët një tur ku takuat disa prej kryebashkiakëve të qyteteve më të rëndësishme europiane, me të cila Tirana ka edhe  marrëdhënie të drejtpërdrejta falë raporteve personale që ju keni, ajo që mua nuk më pëlqen të jem i sinqertë dhe e them sepse njeriu njihet në ditë të vështira, dhe sigurisht kjo është një ditë e vështirë për bashkinë e Tiranës, përballja me dy çështje të rëndësishme me drejtësinë e re. Ajo që më bën përshtypje është që ju priteni, duartrokiteni dhe vlerësoheni edhe për gjërat konkrete që ju bëni, vendosja e statujës së Skënderbeut në Paris është fantastike, por ajo që më bën përshtypje është që sikur ndihen në një lloj heshtje qesëndisëse nga ata që normalisht duhet të ishin të parët që duhet t’iu mbronin

Të cilët janë?

Njerëz nga partia juaj …

Së pari nuk e kam kërkuar

E di që nuk e keni kërkuar, kjo mund të ishte edhe ofertë e pakërkuar …

Jo, se përsa kohë nuk kam bërë asnjë kërkesë të tillë, nuk kam asnjë zhgënjim të tillë. Sepse besoj se kolegët e PS janë vetë në shumë beteja. Beteja në parlament, në zonat elektorale, për të çuar përpara kauza të komunitetit që kërkojnë shumë përkushtim dhe s’ua kam kërkuar diçka të tillë, sepse besoj fort që në finale, puna mbetet dhe në finale në dallim nga drejtësia që kishim ku faktikisht gardistët këtu mbrapa futeshin në bodrum dhe mbaheshin tre ditë, sot se është kryeministri i vendit se është një ministër, se është kryetari i bashkisë, nuk i del garant askujt. Dhe themi për punët që keni bërë, bravo ju qoftë, për gjërat që duhet sqaruar, ja ku është vendi për t’i sqaruar këto gjëra. Dhe besoj ky është reflektimi që e mban PS, në diferencë të thellë me të tjerët. Gjykoj gjithashtu se unë nuk kam bërë ndonjë sakrificë që t’i kërkosh kryetares së bashkisë së Parisit, patjetër duket përdorur edhe lidhje personale, detyrën kam bërë. Edhe përdorimi i lidhjeve personale është në fakt një instrument për të avancuar në kauza që i interesojnë Shqipërisë dhe Tiranës. Kështu që, në këtë sens detyrën kam bërë dhe nuk pres as duartrokitje as spaleta për diçka që çdo kryetar Bashkie sot e nesër i Tiranës, duhet ta bëjë non stop. Ta promovojë qytetin, figurat tona kombëtare, sheshi Skënderbej në Paris, në kohën kur është vendosur ka qenë në atë që quhet lagjja 19, por ki parasysh që edhe Parisi vetëm zgjerohet. Dhe ajo që më vjen mirë është që propozimi i znj, Hidalgo, ka qenë fillimisht ta restaurojmë sheshin. Nuk mund të vesh një bizhu në një shesh që ishte një geto, sot sheshi është ultra modern ishin mbjellë edhe pemët e reja, ishte bërë gjithë investimet dhe sot jemi në prag ku duhet të vendosim nëse do jetë një shtatore apo Skënderbeu mbi kalë. Pra do vendosim le të themi mbi estetikën apo ekzaktësisht mbi monumentin që do vendoset. Fakti që kemi mbërritur në këtë ditë, është gjë shumë e mirë, por është detyra ime, nuk pres duartrokitje sepse çdo shqiptar duhet ta bëjë këtë punë kudo që është. Ajo që ndodh e thoshte shpesh Konica është se nuk i falim dot suksesin njëri tjetrit. Edhe diferenca mes një kulture si kultura amerikane ku secili thotë ‘well done, good try’, është pjesë e një mentaliteti që duhet të ndryshojë. Duhet të inkurajojmë më shumë suksesin se sa të brohorasim rrëzimin dhe dështimin.