24.05.2024 - 09:38
Një sasi me lëndë plasëse është hedhur në afërsi të një lokali në Razëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50.
Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.