MENU
klinika

"Pranë trupit të saj u gjet fotoja e babait"

I dashuri ishte prezent kur policja vrau veten? Eksperti i sigurisë: E tradhtonte

29.05.2024 - 11:48

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregon detaje të reja nga hetimi për vetëvrasjen e polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Në një intervistë për “Breaking”, ai tregon mesazhin e fundit të vajzës, ku i thotë partnerit se po e lë derën hapur, ndërkohë që pranë trupit të saj u gjet fotoja e babait.

“Në mesazh, ajo ka thënë ‘derën po ta le hapur’. Në afërsi të trupit të saj, është gjetur edhe fotografia e babait. Duket si një lloj ndjese ndaj atij verimi që ajo po merrte. Dyshimet e para erdhën për të dashurin e saj, që sipas disa të dhënave, mund të ketë pasur një lidhje të dyfishtë me një person tjetër dhe ajo mund të ketë zbuluar këtë tradhti. Kjo është pista e parë e vetëvrasjes”.

Softa hedh dyshimet se mund të kemi të bëjme edhe me vrasje.

“Fakti që dera është e hapur dhe ajo komunikon që derën po e le hapur dhe fshirja e mesazheve, që të paktën sipas policisë, arsyet e ndalimit dhe shoqërimit të tij, lidhen me pengimin e zbulimit të së vërtetës. Sepse fshirja e mesazheve me të, presupozon që është fshehje e të dhënave për të hetuar motivin e vërtetë të vrasjes. Nuk ka një përfundim, nga arrest me burg është lehtësuar masa dhe është arrest shtëpie. Presim të vijim të dhëna të reja që mund të hedhin dritë nëse kemi të bëjme me vrasje ose vetëvrasje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pesë ditë më parë, kur 21-vjeçarja, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5, u gjet pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.