MENU
klinika

Shpallet në kërkim ish-bashkëshorti

Identifikohet 40-vjeçarja shqiptare e vrarë në Greqi

16.05.2024 - 10:36

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 40-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Enkelejda Danaj kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim.

Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Denaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.

Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi