MENU
klinika

E kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes

Interneti është fiksuar me Gigi & Bradley, por pse?

15.05.2024 - 11:47

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë parë në koncertin e fundit të Taylor Swift në Paris. Ata u fotografuan të dielën, bashkë me Travis Kelce. Çifti i njohur u zbuluan në TikTok ku dolën videot e tyre teksa përqafoheshin dhe putheshin.

Një burim për “Entertainment Tonight” ka zbuluar se Cooper dhe Hadid ishin shumë të afërt me njëri-tjerin, por edhe në kontroll të situatës. Shpesh, sipas dëshmitarëve u panë edhe duke kënduar këngët e mikeshës së tyre.

Modelja u bë virale në rrjete sociale edhe për lëvizjet shumë specifike të trupit teksa shijonte muzikën e Taylor, ndërsa aktori sipas të pranishmëve ishte më i qetë.

“Ata u larguan nga koncerti dorë për dore, dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë”, shtuan burimet për mediat.

Cooper dhe Hadid kanë kohë që janë bashkë, por janë siguruar ta mbajnë lidhjen mjaftueshëm private dhe larg vëmendjes mediatike. Kjo është një nga daljet e rralla të tyre bashkë.

“Ata duken kaq të dashuruar me njëri-tjetrin”, shkruan dikush. Ndërsa një tjetër vazhdon: “Janë çifti më i bukur”.

Ka dhe nga ata që komentojnë: “Këta nuk i kuptoj shumë. Sikur nuk bëjnë sens”.

Gigi është mikeshë e vjetër e Taylor Swift dhe dy çiftet thuhet se kalojnë shumë kohë bashkë.