MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Itali-Shqipëri, probabilitetet e rezultateve të mundshme

31.05.2024 - 12:56

Ndeshja Itali-Shqipëri është ndeshje kyç si për ne edhe për italianët. Një humbje e jona pothuaj na i shuan shpresat për kualifikim në grup. Një mosfitore kundër nesh, e bën rrugën e mëtejshme të Italisë një të përpjetë shumë të vështirë në kampionatin europian.

Nisur nga rëndësia e kësaj ndeshje, në fillim të dhjetorit ndërtova një model simulacioni statistikor bazuar në të dhënat publike për dy kombëtaret dhe për të gjithë futbollistët respektivë të aktivizuar deri më atëherë. Nga 10 mijë simulacione të atij modeli statistikor rezultoi se në 67% të simulacioneve, Italia dilte fituese.

Tani që të dyja kombëtaret i kanë shpallur listat paraprake të grumbullimit, iu riktheva modelit të dhjetorit me të dhënat e futbollistëve të grumbulluar. Dhe meqë kam më shumë të dhëna në dispozicion, e rrita numrin e simulacioneve në model – nga 10 mijë në 40 mijë.

Në 61.2% të simulacioneve, Italia rezultoi fituese. Në 34.7% të simulacioneve ndeshja doli barazim. Dhe vetëm në 4.1% Shqipëria rezultoi fituese (shihni grafikun e mëposhtëm).

Ndër simulacionet që përfunduan me fitore të Italisë, pothuaj 2/3 ishin me një gol epërsi dhe 1/4 me 2 gola epërsi.

Ndër simulacionet që përfunduan me barazim, treçereku ishin 0-0 dhe pothuaj gjithë të tjerat ishin me rezultatin 1-1.

Ndër ato pak simulacione që përfunduan me fitoren tonë, pothuaj të gjitha ishin me rezultatin 1-0 dhe fare pak me rezultatin 2-1.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Përfshirja e Abrashit në kombëtare ndikoi ndjeshëm në modelin tim të simulacioneve statistikore, nga version i dhjetorit në këtë të sotmin. Statistikat e tij kanë qenë fantastike këtë sezon! Por mbetet të shihet se sa trajneri do ta përfshijë Abrashin në ndeshjen kyçe Itali-Shqipëri…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?