MENU
klinika

Rrëshen

Iu gjet kallashnikov në banesë, arrestohet 62-vjeçari

27.05.2024 - 11:05

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Gjergj Hila. Sipas informacioneve 62-vjeçari mbante në banesë një kallashnikov, krëhër dhe fishekë,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Mbante në banesë 1 kallashnikov, si rezultat i inteligjencës policore, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i armës. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.