MENU
klinika

"Më ndihmo të shpëtoj martesën"

Jennifer Lopez kërkon ndihmën e ish- gruas së Ben Affleck

22.05.2024 - 12:59

Kriza në martesë e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po diskutohet gjerësisht në rrjet. Pas thashethemeve se çifti po jeton veç e veç, Lopez është parë e vetme në premierën e filmit të saj të ri.

Sipas Daily Mail, raporton se Lopez ka kërkuar ndihmë te Jennifer Garner, ish-gruas së Affleck, për të shpëtuar martesën e saj. Tabloidi britanik citon burime të afërta me JLo-në, sipas të cilave Lopez dhe Garner “kanë frikë se Ben Affleck është shumë afër shkeljes së maturisë së tij dhe strehimit tek alkooli.”

“JLo i beson Jennifer-it për atë që po ndodh sepse ajo është nga të vetmit njerëz në botë që e kupton se çfarë po kalon”, tha një burim i afërt me yllin për DailyMail.

“Ajo e ka kaluar të njëjtën situatë, me të njëjtin djalë dhe edhe pse rrethanat ishin krejt të ndryshme”, shtoi burimi.

Garner u pa pranë një rruge që të çon në rezidencën e Affleck, disa orë pasi ish-bashkëshortët u takuan për ndeshjen e basketbollit të djalit të tyre Samuel. I njëjti person shpjegoi se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës së tyre pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj. “Jen nuk dëshiron që Beni t’i japë fund kësaj martese sepse ai me të vërtetë kujdeset për JLo-në. Ajo shkoi në shtëpinë e tij për të biseduar me të.”, tha një burim pranë aktorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Krijoi një lidhje dashurie me Heidin në Big Brother Itali

“Sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese vjen sonte LIVE në Shqipëri

Ja bashkëpunimet me yjet e muzikës

Mozzik publikon albumin e tij

Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn!