Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren aktorja e mori nga Dhoma e Bardhë.
Juli nuk kurseu akuzat ndaj aktores ndërsa tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.
Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike, para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.
Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për t’u futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku.
Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në Dhomën e Bardhë.
Juli: Eglën e faktorizoi Dhoma e Bardhë.
Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë video e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama Dhoma e Bardhë ta ka dhënë Big Brother-in dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty Big Brother. Ke dalë dy herë e papreferuar.