MENU
klinika

“SPAK paralizoi 41 për qind të krimit të organizuar”

Karamuço: Nëse Durim Bami ekstradohet, do të rrëfejë krime të mëdha!

20.05.2024 - 22:17

Eksperti i Kriminalistikë Ervin Karamuço duke komentuar aksionin e fundit të SPAK që goditi krimin e organizuar, tha se për herë të parë në 112 vite shtet është arritur të paralizohet gati 41 për qind e krimit të organizuar me një aksion.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço theksoi se ajo çfarë është vënë re, është fakti se krerët e bandave flasin për toka, lojëra fati dhe drogë. Më tej ai shtoi se nëse Durim Bami kapet edhe ekstradohet është nga arkivat më të mëdha të bandave.

“Operacioni i vetëm në 112 vite shtet, kemi paralizuar 41 % të krimit në vend. Kemi pasur goditje të bandave, por jo të këtij niveli. Ky është një grup kompleks i lidhur me politikën, edhe me biznesin edhe me median. Deri tani janë dy gazetarë që dihen të përfshirë. Ish-shoku im i shkollës, i ndjeri gjyqtari Konomi, është për porositur për t’u vrarë nga një person që sot rezulton i vrarë. Personi që mendohet se ka vendosur eksploziv është në burgim të përjetshëm, ndërsa ata që e kanë porositur janë të lirë dhe janë në nivele të larta të biznesit të pushteti.

Pra ky është një biznes tokash. Edhe në diskutimet që bëjnë krerët e bandave, flasin për toka, lojëra fati e drogë. Këto janë tre burimet kryesore për të cilat janë konfliktuar thuasje shtatë grupe kriminale. Edhe vrasja e Santos dyshohet se ka lidhje me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tani e tutje mbase ndonjëri nga këto do të flasë dhe sigurisht, nëse Durim Bami kapet edhe ekstradohet është nga arkivat më të mëdha të bandave”, tha ai.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin