MENU
klinika

"Lidhje me politikanë dhe pastrim parash"

Karamuço: SPAK kontrolloi banesat e dy personazheve të njohur ekranit

02.05.2024 - 10:57

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Ai u shpreh se disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që zotërojnë.

“Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut. Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit”, tha ai për “TCH”.

Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?

Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale.

Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.

Për çfarë hetohet?

Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.

Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?

Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri.

Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin