Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka nxjerrë emrat e zyrtarëve që kanë përfituar nga amnistia penale, por që sipas tij “nuk janë simbol të korrupsionit”.
Ai sfidoi deputetët e PD, që nëse kanë një emër të tillë, të dalin dhe ta bëjnë publike.
EMRAT E ZYRTAREVE QE LEXOI ULSI MANJA DHE QE KANE PERFITUAR NGA AMNISTIA
1-Edmod. Z, i janë falur 13 ditë,
2-Mariglen M, i dënuar me 2 vjet për shkelje të barazisë në tendera, i janë falur 5 muaj e 28 ditë
3-Marvin M, i dënuar 2 vjet, i janë falur 9 muaj e 7 ditë
4- Admir B, i dënuar me 4 vjet, i janë falur 3 muaj e 25 ditë
5-Eduard R, është dënuar me 3 vite e 6 muaj, amnistia i ka falur 1 vit burg
6-Hamza T, i dënuar me 1 vit e dy muaj burg, i është falur 4 muaj e 21 ditë
7-Ibrahim G, dënuar me 8 muaj, amnistia i ka falur 26 ditë
8-Vij te njeri se e kemi bërë çirak! Erion B, këtij i kemi 14 ditë
9-Lulzim Ç, këtij i kemi falur 1 muaj e 8 ditë
Po ashtu, Ulsi Manja tha se kjo amnisti është e njëjta me ato në kohën kur Enkelejd Alibeaj ka qenë ministër i Drejtësisë dhe janë bërë me bekimin e Sali Berishës.
“E fundit ka qenë në 2020 që janë ndërmarrë në të njëjtat qasje dhe parime si kjo e vitit 2024, e njëjta me amnistitë që kanë bërë në kohën kur ishit ju ministër drejtësisë me bekimin e atij burrit që sot është ballkon.
Në vitin 2014 kanë përfituar 813 të dënuar
Në vitin 2016 kanë përfituar 749 të dënuar
Në vitin 2020 kanë përfituar 170 të dënuar
Për herë të parë ndonëse nuk është kriter ligjor për amnistinë është përfshirë edhe juridiksioni gjyqësor. Amnistitë i referohen dënimit dhe të dënuarit dhe jo tij që e ka dhënë dënim
Nga komisioni i ligjeve dhe këtu në seancë pati ndryshime në draft. Datën e formës së prere të vendimit, amnistinë e plotë të dënimi 4 vjet për burrat dhe 5 për gratë për kriteret e veprave penale lejuese . Rritjen e masës së uljes së dënimit në një vit e 6 muaj për burrat dhe dy vjet për burrat dhe të miturit dhe përfshirja në nenin 5 që i takon uljes së dënimit”.