Meqë e kemi thënë shumë herë se TikTok-u është “tregu” i ri i shitjes së ideve, produkteve dhe trendeve, sot do ndalojmë te 4 idetë kryesore virale që lidhen me flokët. Hashtagu #hairtok ka më shumë se 2.9 milionë postime, ndërsa #haircare 1.7 milionë.
Mediat sociale janë vendi ku çdo gjë na mësohet se duhet bërë vetë dhe premtohet për revolucion në rutinën e flokëve. Më tej, do të ndalojmë te 4 trendet më virale për këtë kategori:
#heatlesscurls (kaçurrela pa piastër) – 8.9 miliardë shikime
Sipas TikTok -ut, nëse përdor një tub sfungjeri që sugjerohet zakonisht për të bërë onde dhe i rrethon flokët tek ai, do arrish të bësh kaçurrela të bukura, por të duhet praktikë.
#Rosmaryoil (Vaji i rozmarinës) – 3.1 miliardë shikime
Vaji i rozmarinës po konsiderohet gjithmonë e më shumë një nga më të mirët për të nxitur qarkullimin e gjakut, duke nxitur edhe rritjen e flokëve. Shkenca ka rënë dakord që ky vaj është edhe trajtues i disa prej problematikave më të rënda të lëkurës.
#hairdusting (heqja e “pluhurave” të flokëve) – 24.2 milionë shikime
Kjo metodë i referohet ndarjes së flokëve në dy pjesë, më pas të dyja zonat e flokut të ndara do të rrotullohen shumë, duke vënë në dukje disa fije të dala mbi flokët e tjerë. Ato janë maja të djegura dhe me ndihmën e gërshërëve, TikTok sugjeron t’i presësh. Ne do këshillonim të flisnit me stilistin tuaj të flokëve para çdo hapi.
#doubleshampooing (larja e dyfishtë me shampo) – 7 miliardë shikime
Njësoj si larja e dyfishtë e fytyrës, edhe larja e dyfishtë me shampo thuhet se ndihmon në pastrim më të mirë të flokëve. Vetëm se duhet hidratim i shtuar për majat.