Ish-banori i BBV, Kledi Hysa ka rrëfyer përjetimet e tij që nga nisja e romancës me këngëtaren Evi Reçi, me të cilën prej edhe një fëmijë.
Kledi ka treguar se marrëdhënia është ndërtuar gradualisht dhe rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në det.
“Takimi ka qenë në një mbrëmje, ka qenë më një shoqe, Arjolën. Kur e pash, i them ti je ajo vajza, bëmë biseda, aty filloi. Njohja ka vazhduar të shkurt, kemi shkruar në Instagram, jemi takuar më pas. Kemi qënë në një darkë, pastaj kemi folur. Puthja e parë ka qënë në det”, tregoi ai.
Ish-banori tregoi se lajmin e shtatzënisë e mori vesh përmes një testi, të cilin e mendoi si test Covidi, dhe më pas, pasi e kuptoi, u shpreh se mbeti i ngrirë.
“Unë isha i pari që e mora vesh. Ishte një moment, ishte shumë vonë. Kishte ardhur me familjen me Austri. Më jep diçka në dorë, dhe i them ‘a je me Covid’, më thotë ‘shihe mirë’. Në atë moment e kuptova, isha si i ngrirë. Ishte një gëzim që nuk di ta përshkruaj, shumë gjë e bukur. E kemi mbajtur sekret, më pas ia kemi thënë pasi ajo mbushi tre muaj”, tregoi Kledi.
Më pas Hysa shtoi se nepset e shtatzënisë i ka zgjidhur me mamanë e Evit, ndërsa momentin pas ardhjes në jetë të fëmijës do të zhvendoset në Shqipëri pranë të dashurës së tij.