Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka mohuar aludimet se lëvizja që drejton është në diskutim për koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me ‘Nismën Thurje’ të Endrit Shabanit apo ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj.
Ai tha se nuk ka marrë asnjë mesazh nga ndonjë kryetar i ndonjë partie dhe as nuk ka takuar askënd.
“Nuk e di që Lëvizja Bashkë të jetë në negociata me ndonjë parti. Nuk e di kush negocion me lëvizjen bashkë. Nuk e di si dalin këto informacione. Unë jam kryetari i Lëvizjes Bashkë, as kam takuar as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar i ndonjë partie.
Nuk e përjashtoj, ne bashkëveprimin e kemi vetëm parimor, jo kalkulativ. E vetmja që ka rëndësi janë parimet. A do shkojmë tek qytetarët shqiptarë faqebardhë me të drejtën, apo do shkojmë me këto lojërat e vjetra politike. Lëvizja Bashkë po përgatitet, opsioni A hyjmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kërkojmë votat për programin e Lëvizjes Bashkë”, tha ai për “News 24”.