Komisioni anti-korrupsion që parashikohet në rezolutën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama pak dite më parë, ka ngritur pikëpyetje për mënyrën sesi do të formohet dhe çfarë do të ketë në fokus kryesor të punës së tij.
Deputetja socialiste Etilda Gjonaj thotë se përbërja e tij është e përcaktuar qartë në rregullore, por socialistët deri më tani nuk kanë një kandidat për kryesimin e këtij Komisioni.
“Shumica na takon në është e përcaktuar qartë në rregullore…”
Shqetësimeve se komisioni do të dubloje apo ndërhyje në punën e SPAK apo organeve te drejtësisë sipas Gjonajt i artikulojnë atë që mund të kenë vetë probleme me vetë organet e drejtësisë.
“Ngritja nuk ka asnjë lidhje me SPAK dhe organet e drejtësisë. Ky është një shqetësim i atyre që kanë problem me drejtësinë”, shprehet ajo.
Dhe për të dhënë garancinë për këtë mazhoranca duket se pret që çdo produkt i komisionit në të ardhmen të këtë bekimin e partnerëve.
“Çdo gjë në komision do të bëhet me mbështetjen edhe teknike të partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë ajo.