MENU
klinika

Sukses historik

Kori Siparantum në Wiener Konzerthaus për 200-Vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit

08.05.2024 - 16:51

Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore tek ne, duke u ngjitur kështu në skenën e Wiener Konzerthaus, Großer Saal, së bashku me koristët e Vienna Singakademie dhe Orkestren Simfonike të Vjenës – Wiener Symphoniker për të festuar 200-vjetorin e Premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven – Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 9 d-moll op. 125.

Dirigjenti i Korit Siparantum, Memli Kelmendi, ndau ndjenjat e gëzimit dhe mirënjohjes: “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në këtë ngjarje të madhe, në këtë skenë prestigjioze me rastin e shënimit të 200-vjetorit të Simfonisë së 9të të Beethoven, jemi ngjitur dhe ne. Padyshim që ky është suksesi më i madh i arritur ndonjëherë në muzikën korale tek ne dhe aq më shumë që kjo vjen nga Kori Siparantum, i cili ka më pak se 8 vite. Jam shumë i lumtur që puna jonë po vlerësohet kudo dhe kjo e bën të shenjtë punën dhe padyshim që ky është një motiv shtesë që ne të vazhdojmë tutje”.

Koncerti është transmetuar në ORF III dhe në kanalin ARTE. ARTE ka kombinuar në këtë transmetim katër kohët e simfonisë botërore të famshme – interpretuar nga katër orkestrat kryesore evopiane: Gewandhausorchester Leipzig me Andris Nelsons në kohën e parë, Orchestre de Paris nën drejtimin e Klaus Mäkelä në kohën e dytë, Orchestra del Riccardo Chailly në Milan 0 Teatro alla Scala në kohën e tretë dhe koha e katërt me #WienerSymphoniker nën dirigjimin e Maestro Petr Popelka.

Pas koncertit, Maestro Heinz Ferlesch, dirigjenti i Vienna Singakademie, e cilësoi ardhjen e Korit Siparantum si një moment shumë të rëndësishëm: “Ardhja juaj nga Kosova është një shenjë e rëndësishme këtu, pasi para 25 viteve vendi juaj ishte në luftë. Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme për ju dhe shtetin tuaj, duke treguar se përmes muzikës, bashkëpunimi dhe ndërtimi i një realiteti të ri është i mundur. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Korit Siparantum për kontributin në këtë koncert të mrekullueshëm. Këto lula dua t’i dhurroj juve dhe Memlit si shenjë falenderimi”.

Simfonia e Nëntë e Beethovenit është një monumentalitet në historinë e muzikës. E kompozuar në periudhën e fundit të jetës së Beethovenit, simfonia tregon një thellim emocional dhe një qëllim humanist. Për më shumë se dy shekuj, ajo ka përfaqësuar një shprehje të fuqishme të vullnetit për liri, unitet dhe solidaritet njerëzor. Simfonia e nëntë e Beethoven është interpretuar pikërisht 200 vite më parë në Vjenë me 7 Maj të vitit 1824.

Në këtë përfaqësim të madh të muzikës, Kori Siparantum u bë një pikë referimi e shquar, duke sjellë frymën e Kosovës në një kontekst ndërkombëtar.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!