MENU
klinika

"Mbrojtja e pakicave, ligj!"

Kosova nuk i shpëton dot Asociacionit, mesazhi i Stanos

20.05.2024 - 12:56

Në një mesazh të ri për Prishtinën zyrtare, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e përshkroi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si një “detyrim të qartë ligjor”, të cilit nga sa nënkuptoi ai, Kosova, nuk i shpëton dot.

Krijimi i kësaj bashkësie duhet të paraqitet dhe diskutohet në dialog, u shpreh Stano. “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës janë procese të veçanta. Megjithatë, si BE ashtu edhe KE janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare”, shpjegoi ai.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe Asociacioni është detyrim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013 – e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 e shumicës. Prandaj, është një detyrim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht një çështje e sundimit të ligjit, e rëndësishme për të dyja organizatat”.

Stano kujtoi se përmbajtja e statutit të paralajmëruar se do të hartohet nga Qeveria e Kosovës nuk dihet dhe nuk është diskutuar me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së. “Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë