MENU
klinika

Fitoi gjyqin në Strasburg

KPA merr vendimin përfundimtar për prokuroren Antoneta Sevdari

10.05.2024 - 13:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë, Antoneta Sevdarin, vendim i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e prokurores.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar. Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre”

Vendimi

Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Po sipas komisiomerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.

Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Në përfundim të shqyrtimet gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se Gjednj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cënuar nenin 8.

Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfiemuara nga Komisioneri, analizoi i situatës juridike verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë. Kolegji vendosi: lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK për Sevdarin.