MENU
klinika

Çel siparin e takimeve me shqiptarë

“Krenar për Shqipërinë”, Rama: Nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë

04.05.2024 - 09:41

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama do të nisë nga Athina takimin me bashkëatdhetarët, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Turi i këtyre takimeve me diasporën shqiptare është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.

Me një shënim në rrjetet sociale, Rama thotë se më 12 maj do jetë në Athinë, rrugëtim ky që çel siparin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë në Diasporë.

“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenar për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim”, shkruan Rama përbri videos së shpërndarë në platformat sociale.