Çdo ditë 5 gra në Shqipëri i janë drejtuar policisë për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti.
Para uniformave blu në katër muajt e parë të vitit janë raportuar 629 raste.
Shumë prej tyre në Tiranë.
Por këto janë vetëm ato që guxojnë të denoncojnë pasi dhuna në familje në vendin tonë vijon të konsiderohet një fenomën që duhet të qendrojë brenda mureve të shtëpisë.
Fenomeni sipas sociologëve ka marrë përmasa të tilla për disa arsye.
“Konsumi i lëndëve psikotrope, nga ana tjetër ka meshkuj vanitozë që nuk marrin përgjegjësi familjare, nuk duan të punojnë. Ky revolucioni i emancipimit të shoqërisë shqiptare largoi konceptin e vjetër të gruas së dikurshme si një qenie e dorës së dytë, riprodhuese, si një nënë e mirë, bashkëshorte e mirë, brenda shtëpisë, nën komandën e burrit, shoqëria e sotme spo e kupton së pari meshkujt, gratë nuk janë të ngjashme me nënat dhe gjyshet tona, jetojnë në kohë të tjera, duhen parë si partnere, nëse shohim si vartësja e burrit dhe burri ka të drejtë ti vërë kufij si duhet sillet ky është gabim dhe një nga burim kryesor të konfliktit.
Një mendësi e tillë sipas sociologëve po redukton martesat e po shton divorcet. Ndërsa familjen e ka futur në krizë.
Në një farë mënyrë kjo shoqëri ka prirje individualiste dhe ky individualizmi, egoizmi, ka filluar të vihet dhe në marrëdhëniet familjare martesore, edhe janë çift dhe nuk duan të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, por kjo është një tango dyshe që kërcehet çift që do të thotë duhet rreglluar një raport mes tolerancës mirëkuptimit
Autoritetet dhe specialistët e shkencave sociale mendon sociologu Gëzim Tushi duhet të bëhën bashkë për të adresuar problemin që prej kohësh po trondit shoqërinë.
Nëse, shkolla, familja, media grupi i madh i psikologëve 1800 dhe 800 punojës social kudo do të vihen në lëvizjë për të ndikuar në rregullimin e mënyrës së sjelljes dhe adaptimin e sjelljes me bashkëshortët me familjen unë mendoj se mund të zbutet.
Familja shqiptare është vërtetë institucion i jetës private, por është dhe institucion i jetës publike është përgjegjëse për këtë situatë që kemi në shoqërinë shqiptarë sot. Po nuk rregulluam familjen nuk rregullohet shoqëria.