MENU
klinika

Çfarë u sekuestrua?

Kultivuan kanabis në dy parcela, arrestohen 2 persona në Krujë!

09.05.2024 - 11:14

Policia ka vendosur në pranga dy persona pasi kultivuan kanabis në 2 parcela në pyllin e fshatit Mukje të Krujës.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.