MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur djersa tregon se jeni të sëmurë?

02.05.2024 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur djersa tregon se jeni të sëmurë?

Mjeku: Një djersitje e përgjithshme e trupit mund të jetë edhe shenjë paralajmëruese për një gjendje fizike jo të mirë, ku mund të përfshihen:

Diabeti: Një gjendje e lidhur me problemet e insulinës, hormoni që merret me rregullimin e sheqerit në gjak; diabeti mund të pirishë sistemin nervor simpatik, i cili i çon mesazhe gjendrave të djersës. Diabeti gjithashtu është i lidhur me obezitetin (mbipeshën) që në vetvete ndikon në shtimin e djersës.

Artriti reumatoid: Ky çrregullim autoimuntar që ndikon në kyçe, duke shkaktuar inflamacion, mund të çojë edhe në djersitje te disa pacientë. Kimikatet inflamatore veprojnë në hipotalamus, pjesën e trurit që kontrollon temperaturën.

Problemet e zemrës: Arteriet e bllokuara nënkuptojnë se zemra duhet të punojë më shumë që të çojë gjak në gjithë trupin, si rrjedhojë djersa shtohet në mënyrë që ta mbajë temperaturën e trupit në nivele normale.

Hipertiroizmi (apo tiroidet tepër aktive): kjo ndodh kur gjendrat e tiroideve në qafë prodhojnë më shumë seç duhet hormone të tiroides. Nivelet e larta mund ta përshpejtojnë metabolizmin, çka çon në djersitje të madhe, si dhe në humbje të pashpjegueshme të peshës, ankth dhe të qenët hiperaktiv.

Kanceri: Djersa e shumtë mund të jetë e lidhur edhe me kancerin, si me leucemin, kancerin e kockave, kancerin e mëlçisë dhe çdo lloj kanceri të përparuar. Një gjë e tillë vjen si pasojë e përpjekjeve të trupit për të luftuar kancerin, thotë Qendra Britanike e Studimeve për Kancerin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjekja e përgjithshme

A është normale djersitja gjatë natës?