Sot dhe nesër, 15 dhe 16 maj, do të mbahet Samiti Rajonal i liderëve në Kotor të Malit të Zi.
Ditën e nesërme, të pranishëm në Samit do të jenë kreyministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.
Gjitahashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.
Ky samit do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.
Ishte kryeministri malazez, Marko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.
Spajiç tha se duan që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohen në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së.
Kryeministri theksoi se Mali i Zi dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe se me ratifikimin e disa marrëveshjeve për mobilitetin, ka treguar përkushtimin e tij ndaj procesit të Berlinit.
“Do të kemi një Samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në mes të muajit maj në Kotor. Duam që të mbledhim të gjithë zyrtarët e rajonit, gjë që nuk është e lehtë për shkak të dinamikës së marrëdhënieve mes shteteve ballkanike.
Po mundohemi që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohemi në marredheniet ekonomike mes nesh në rrugën drejt BE-së.
Duhet t’u përkushtohemi qytetarëve, t’i harmonizojmë gjërat që janë në dobi të tyre, në mënyrë që politika të mos jetë pengesë për këtë”, ka deklaruar më herët ai.