MENU
klinika

Gruaja që fshihet pas Putin

Kush është truri i vërtetë i luftës në Ukrainë?

18.05.2024 - 09:30

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha se pas vendimeve të mara nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në lidhje me ekonominë e vendit, fshihet truri detajist i Elvira Nabiullina.

Nabiullina është guvernatora e bankës qendrore në Rusi dhe sipas ekspertit ajo është vërtetë një mendje shume e frikshme e ekonomisë.

“Mos të harrojmë se është një zonjë, një mendje shumë e frikshme e ekonomisë Ruse, për të cilën flitet shumë pak në media, ajo që është arkitetka financiare e luftës së Putinit.

Elvira Nabulina është guvernatore e bankës qendrore në Rusi, ajo është truri femër që përgatit imtësitë dhe detajet ekonomike.Shtrydhja që po i bën Pekini Moskës, nuk është e paditur për Moskën, por ata bashkërisht po shkojnë në programet e tjera bërthamore, me satelitët dhe me shumë dimensione”,-tha eksperti i ftuar në një intervistë për Euronews Albania.

Vladimir Putin ka thënë se trupat ruse në Ukrainë “po përmirësojnë pozicionet në të gjitha drejtimet çdo ditë” dhe ofensiva ushtarake e Moskës në vend “do të planifikojë”.

Komentet e liderit rus vjen disa momente pasi ushtria ukrainase pretendon se ka “zmbrapsur pjesërisht” forcat ruse në qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkiv.

Moska filloi një ofensivë të ngutshme në rajonin e Kharkiv të premten pas javësh spekulimesh se Rusia po përgatitej të krijonte një vijë të re fronti atje.

Qytetet Vovchansk dhe Lyptsi duket se janë fokusi i ofensivës, kjo e fundit mund t’i japë Rusisë një mundësi për ta vënë Kharkivin nën një breshëri artilerie, nëse kapet.