MENU
klinika

"The idea of you"

Ky film vërtetoi se njerëzit vdesin për filmat romantikë

13.05.2024 - 08:48

Filmat tradicionalë romantikë me një histori herë qesharake, herë të vështirë, janë rikthyer dhe lajmi po shpërndahet nga shumë media.

Pasi u lançua “The Idea of You”, me protagonistë Anne Hathaway dhe Nicholas Galitzine, komentet motivuese dhe mbështetëse për këtë prodhim, por edhe vetë rikthimin e zhanrit romantik, janë kudo.

Këtë e mbështesin edhe shifrat e raportimeve nga Box Office dhe Netflix, ku “Irish Wish” dhe “Anyone But You”, po ashtu patën shumë sukses.

Kujtojmë se kulmi i romancave “bazike” që trajtojnë histori nga ato disi të vështira, por shumë të lezetshme, e pati kulmin në vitet 2000. Ende disa prej prodhimeve të asaj periudhe renditen ndër filmat romantikë më të bukur të të gjitha kohërave. Por më pas pati një rënie, e cila duket se po zhduket sërish me frymëzim nga Anne Hathaway.

Në X dikush ka shkruar: “Ky film ka një kimi e ndjeshmëri që na kishte munguar. Më në fund pak ‘rom-com’”.

“Numri i personave që e kanë parë ‘The Idea of You’ është shumë i lartë. Në profilin tim shoh vetëm video të tilla”, shkruan një tjetër.

Ndërsa një i tretë është më specifik: “Dua që Hollywood të kuptojë se gjithçka duam është të shohim njerëz duke u dashuruar. Nuk është shkencë”.

Mesa duket interneti do filma romantikë dhe dëshira për to nuk ka humbur ende, madje është kthyer me nostalgji.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain