MENU
klinika

Nga lotët e Kroos te Xavi

La Liga mbyll sezonin, çfarë do të ndodhë me Uzunin?

27.05.2024 - 12:11

Në Spanjë, në javën e fundit, vëmendjen kryesore e mori Toni Kroos, me yllin gjerman, që u përshëndet për herë të fundit me tifozët në “Bernabeu”. Lotët e tij bënë xhiron në rrjet, pasi Kroos është ylli i radhës i gjeneratës së tij që i jep lamtumirën futbollit të luajtur, por më parë synon të fitojë edhe Champions e tij të 6-të në karrierë, për ta mbyllur në fund me nder në “Euro2024”.

Me fitore e mbyll aventurën e tij në krye të Barcelonës, Xavi. Ekipi blaugrana mposhti Sevilla-n me rezultatin 2-1, realizuan Lewandowski dhe Lopez. Pa trofe, por në vendin e dytë, Xavi u përshëndet me tifozët. Përtej letrës së lamtumirës, Xavi pranoi se aventurën e tij si trajner e ka përndjekur shumë e kaluara e tij si futbollist i famshëm. Vendin e Xavit në Barcelonë do ta marrë Hansi Flick, me gjermanin që do të firmos një kontratë 2 vjeçare.

Real Madrid, Barcelona, Girona dhe Atletico Madrid shkojnë në Champions. Bilbao dhe Real Sociedad në Europa League, ndërsa Betis në Confernece League. Cadiz, Almeria dhe Granda e Myrto Uzunin ranë në La Liga2. Mbetet për t’u përcaktuar e ardhmja e sulmuesit kuqezi, por sipas mediave spanjolle, Uzuni do të qëndrojë në elitë pasi për të interesohen disa ekipe, mes tyre Sevilla dhe La Palmas.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola