MENU
klinika

E bujshme në Greqi!

Lirohet nga burgu ish lideri i Agimit të Artë

02.05.2024 - 12:50

Gati katër vjet pas dënimit të tij me akuzën e drejtimit të një organizate kriminale me 13 vjet e 6 muaj burg, lideri i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos, lirohet me me kusht nga burgu, sipas një vendimi të  Bordit Penal të gjykatës së Lamias.

Ky zhvillim vjen pasi Nikos Michaloliakos ka plotësuar 3/5 e dënimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Apelit Penal.

Sipas urdhër lirimit Michaloliakos ndalohet të largohet nga prefektura e Attikës, të  paraqitet  një herë në muaj në  drejtorinë e policisës së lagjes ku ai banon dhe të mos shoqërohet me të bashkëakuzuarit për çështjen penale konkrete për të cilën u burgos.

Nga ana e saj prokuroria, ndonëse mbështeti qëndrimin se Nikos Michaloliakos plotësonte në mënyrë tipike kushtet e ligjit për t’u liruar nga burgu, u shpreh në mënyrë  absolute kundër lirimit të tij, pasi, siç theksohet në propozimin e saj , “ekzistojnë kushte thelbësore për të cilat ish. lideri i organizatës neonaziste Agimi i Artë, nuk duhet të lirohet”.

Ai ka propozuar rrëzimin e kërkesës së gjykatës , duke vlerësuar mungesën e pendimit të liderit Michaloliakos dhe anën e tij  morale, pasi përmes deklaratave të tij  shfaqet i papenduar dhe thotë  se është i burgosur në kuadër të persekutimit politik dhe shpifjeve.

Por , Këshilli Gjyqësor që shqyrtoi kërkesën vlerëson pozitivisht sjelljen e tij, hedh poshtë nenin si tregues të kryerjes së akteve të reja të paligjshme , pranon kërkesën dhe urdhëron lirimin me kusht, duke vendosur kushtet kufizuese të mësipërme.

Kundër aktvendimit që gjykon dhënien e përjashtimit me kusht, lejohet ankimim nga ana e  prokurorit publik.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi