MENU
klinika

Botohet në italisht

“Lufta e Shkodrës – nga një dorëshkrim i panjohur i Marin Barletit”

08.05.2024 - 16:48

Botohet në italisht, me titullin “La guerra di Scutari – da un manoscritto sconosciuto di Marino Barlezio” (“Lufta e Shkodrës – nga një dorëshkrim i panjohur i Marin Barletit”), dalë më parë në shqip, me titullin “Barleti i hershëm”, sipas një dorëshkrimi të panjohur të Marin Barletit.

Akademia e Shkencave bën me dije se mundësoi daljen në dritë të kësaj vepre edhe në gjuhën italiane, nismë dhe projekt i “Njësisë së kërkim-studimit për arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët” që funksionon pranë saj dhe kryesohet nga akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà.

Dorëshkrimi i panjohur i Barletit (variant i mëhershëm se teksti që përmban vepra “Rrethimi i Shkodrës”), u zbulua nga prof. dr. Aurel Plasari në Bibliotekën e Parisit. Studimi hyrës u realizua nga prof. dr. Lucia Nadin. Botimi i plotë, që përfshin edhe riprodhimin anastatik të dorëshkrimit, përveç përkujdesjes kritike-filologjike, u përgatit nga dy autorët Nadin e Plasari. Po ashtu dhe pajisja me shenjime të natyrës historiografike, gjuhësore dhe kulturore.

Parathënia është shkruar nga Matteo Mandalà dhe ent botues në Itali është e mirënjohura “Viella”.

Me botimin e këtij dorëshkrimi autograf të Marin Barletit zgjidhet përfundimisht problemi i autorësisë së veprës “Rrethimi i Shkodrës”, çështje e hapur dhe e mbetur pezull në diskutime shkencore albanologjike prej më shumë se një shekulli.

Botimi kontribuon për zgjerimin e bibliografisë së literaturës për Shqipërinë dhe shqiptarët në bibliotekat dhe burimet albanologjike europiane. Shekujt e humanizmit europian dhe të qendresës antiosmane në këtë anë të Adriatikut gjejnë një tjetër referencë të re themelore.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!