MENU
klinika

"Kanë frikë të tmerrshme nga ora e llogarisë"

Lufta në distancë me Metën, Basha e shigjeton sërish: Tani bën si demokrat i mbaruar

17.05.2024 - 12:27

Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën me gazetarët tregoi se ku dallon nga trekëndëshi siç e quan ai Rama-Berisha-Meta. Ai ka shigjetuar sërish presidentin e Partisë së Lirisë, duke thënë se tani bën si demokrat për të marrë votat e demokratëve që t’ia çojë Edi Ramës.

‘Duhet të diferenconi mes dikujt që ka patur mandat si president dhe kryeministër ndaj meje. Ajo që na bashkon këtu është se kemi bërë përpjekje tona për të pasur një sens ndryshe reflektimi. Kjo qasje na çon te barazia e votës, jo te manipulime të vogla me gjendjen civile, të vota dhe numërimi elektronik. Janë veprat tona dhe jo fjalët që na diferencojnë bardhe e zi me ata që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, me lista të mbyllura, si një pronë të përbashkët të një grupi oligarkësh. Një Shqipëri që nuk ndryshon, varfërohet, zvogëlohet.

Tani ka qëllim të bëjë si demokrat i mbaruar që ti marri votat e demokratëve ti çojë tek Edi Ramës. Kanë frikë të tmerrshme nga ora e llogarisë. Ka dhe forca të reja që kërkojnë ndryshim rrënjësor’, vijoi më tej Basha.