MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Durrës

Mbajti peng dy fëmijët e mitur, publikohet fotoja e Aleks Markut

15.05.2024 - 11:07

Personi që shihni në foto është Aleks Marku, babai i cili hapi zjarr ndaj forcave RENEA nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.

Pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët, dhe gjithashtu vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Sipas policisë Marku nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe sipas burimeve bashkëshortja e tij është kthyer ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” me dy fëmijët e mitur

Ndërkaq besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë në Durrës.

Në deklarimet paraprake 40-vjeçari është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë çuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese