Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se gjatë këtij sezoni turistik do të ketë një bashkërendim të disa institucioneve me qëllim mbarëvajtjen e turizmit.
Ajo theksoi se do jenë 6 trupa që do të operojnë gjatë këtij sezoni në formën e task forcave në tokë dhe në det, në zonat bregdetare dhe malorë.
“Masat do të jenë të rrepta, policia rrugore do marrë në dorëzim akset e reja dhe patrullimi në teren do jetë shumë më intensiv. Do ketë një bashkërendim të forcave, ARRSH, policië rrugore, që njihen për punën e tyre në territor. Kemi bërë një provë zjarri vjet ku një sërë task forcash vepronin në territor. Këtë vit do jemi shumë më të organizuar. Ministria e brendshme, e Mjedisit, e Energjisë dhe Infrastrukturës, në bashkërendim me Ministrinë e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe Ekonomisë do jenë 6 trupat që do operojnë në formën e task-forcave në territor”, tha Balluku.