Dhjetëra zyrtarë socialist dhe politikanë të nivelit të lart, janë përballur së fundi me hetimet e SPAK rreth disa prej dosjeve të korrupsionit në qeverinë shqiptare. Hetimet edhe pse shumica nuk kanë përfunduar në gjykatë, kanë provuar së paku se shumë zyrtarë të lart socialist me mbështetje të fort politike pas vetes, kanë një raport degradues sa i përket personalitetit të një zyrtari me paret e shtetit shqiptar.
Është e qartë se siguria politike që kanë vetndjerë, I ka futur në spiralen e konfliktit të interesit dhe abuzimeve në qark të mbyllur duke u përplasur tani në dyert e prokurorise dhe gjykatave si zyrtarë që kanë guxuar të fitojnë si biznesmenë, duke punuar ndërkohë si zyrtarë shteti.
Ky është aspekti I parë më I shëmtuar I administratës socialiste që po përballet me SPAK dhe që ka të bëj me guximin për të vjedhur lek me bankë.
Aspekti tjetër që është në nivel më të lart politik, është rreziku që vet qeveria qendrore ka një sër kontradiktash në politikat e zhvillimit të vendit përmes PPP dhe koncesioneve, të cilat në thelb janë politika motivuese për zhvillim, nëse shmang kapjen e shtetit nga individë të caktuar.
Kjo në disa raste kompromenton ide shumë të mira të politikave të zhvillimit ashtu si në disa raste ngjanë si menu me porosi me vetëm një kërkesë.
Hetimet në këtë aspekt kanë çuar para drejtësisë ministra, deputetë kryetarë bashkie dhe deri zëvendëskryeministrin dhe përbëjnë nivelin më të lart të ndëshkueshmërisë që ka pasur klasa politike në këtë vend.
Në përpjekje për të shpëtuar nga këto fenomene qeveria ka bërë lëvizje strukturore duke krijuar agjenci qendrore për të menaxhuar problematika të bashkive apo qeverisë qendroe, por disa herë centralizimi I kompetencave tek njerëz të besuar mund të sjellë më shumë korrupsion dhe mungesë shërbimesh se sa decentralizimi dhe thjeshtësimi I hallkave ligjore për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Pas një stuhie të vërtet në skemën korruptive të inceneratorëve, Shqipëria tani ka më pak hajdutë në qarkullim por më shumë plehra dhe mungesë perspektive për zgjidhjen e tyre.
Nevoja për një strategji të qarte të thjesht dhe afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve është urgjente, ashtu siç është urgjente thjeshtimi I legjislacionit për shërbimet në turizëm, hipoteka, tenderime dhe lejet e ndërtimit, që përbëjnë vatrat kryesore të korrupsionit në raport me qytetarët.
Për këtë arsye socialistët shqiptarë në pushtet ndërsa janë duke ju drejtuar betejës për mandatin e katërt, duhet të reflektojnë thellë jo si të justifikojnë ato që kanë bërë, por si të justifikojnë moralisht dhe politikisht një mandate të ri pushteti, meqë alternativa e ndryshimit politik duket më e vështirë se alternativa e ndryshimit të socialistëve.
Më pak fjalë socialistët nuk kanë nevojë të reformojnë patronazhistët, por administratën e lartë shtetërore e cila përçon frymën e korrupsionit dhe i jep kosto qeverisë.
Sot një ministër I mirë apo kryetar I mirë bashkie, nuk është ai që ka shumë vota, pasi për arsye që e dimë të gjithë, votat nuk janë shumë merita personale të tyre, por dhe të atyre që kanë përballë. Sot një pushtetar i mirë është ai që nuk i jep kosto qeverisë me mënyrën se si qeverisë.
Socialistët duhet të shkojnë drejt një reforme të re që duhet të ndërlidh drejtësinë me administratën për të krijuar kulturën e ligjit në shtetin shqiptar dhe mbi të gjitha bindjen që kur gabon nuk të mbron askush.
Administrata e lart, drejtorët, ministrat e deri tek kryeministri, duhet të krijojnë modelin e bashkëjetesës me drejtësinë, me hetimin, gjykimin, dhe ndëshkimin prej saj si dhe të përuljes ndaj drejtësisë.
Deri tani reagimet ndaj ndërhyrjes së drejtësisë në administratë përmes ndëshkimeve krijon vorbulla politike, ngaqë pandëshkueshmëria ka qenë normë. Tani normë është ndëshkueshmëria dhe shkuarja në prokurori do të jetë përjetësisht një rutinë e çdo zyrtari.
Një reforme e re politike dhe ligjore, që është më e rëndësishme se Reforma në Drejtësi, mund ti bëj socialistët të besueshëm për ta çuar më para Shqipërinë.
Ndaj është urgjente, nevoja për një reformë, që të ndaj administratën nga pushteti socialist, duke I dhënë shtetit shqiptar një administratë që nuk preket nga plagët e korrupsionit politik, por mban shtetin në këmbë dhe kur të gjithë “heronjtë socialistë” bien “dëshmorë’ kur shkojnë para drejtësisë.
Në finale socialistët nuk duhet të bënë thjeshtë një bilanc për “dëshmorët” e rënë nga drejtësia, por duhet të prodhojnë shpresë për shtetin shqiptar dhe vazhdimësinë e administratës së re perëndimore.
Ata e kanë detyre dhe dënim të krijojnë administratën e re të Shqipërisë që do të jetë shtet i BE. Administratës që të mos ndjehet e frikësuar të firmos, por të firmos duke frikësuar ata që duan të vjedhin.