MENU
klinika

Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina

“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”

12.05.2024 - 11:59

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dha një mesazh para të gjithë shqiptarëve në Athinë.

Në fjalën e saj, Elisa Spiropali kujtoi kohën kur shqiptarët shkuan në Greqi në fillimet e demokracisë dhe u pritën sic tha ajo nga “greket zemërgjerë”.

Ministrja tha se koha për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ndryshuar. “Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë”, tha Spiropali.

Spiropali: Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.

Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.

Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.