MENU
klinika

Takimi me shqiptarët në Athinë

Mediat greke: Rama do shoqërohet nga qindra policë

11.05.2024 - 10:27

Takimi i nesërm i Ramës në Athinë me shqiptarët atje duket se do të angazhojë forca të shumta policie. Rama do të mbërrojë në kryeqytetin grek rreth orës 8:30-9:00 të mëngjesit.

Sipas mediave greke në dispozicion të takimit të kryeministrit shqiptar do të jenë qindra punonjës policie, për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për të garantuar sigurinë e tij deri në momentin e largimit.

Ndërkohë sipas informacioneve të tjera nga mediat në shtetin helen, Rama vetë do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, të cilët do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të jenë në pallatin e sportit Galatsi.

Fjalimi i Ramës do të mbahet rreth orës 11:00. Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Takimi i Ramës në Athinë është në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe me diasporën kryeministrit do të takohet sërish në Milano, Londër dhe Dyseldorf.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi