Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje mbi atentatin dje në Athinë, ku u ekzekutua Roan Brahimi.
Sipas tyre, autoritet greke menjëherë kanë kontaktuar policinë shqiptare dhe rezulton se ai bënte jetë të dyfishtë. Ai ishte i martuar dhe në Shqipëri dhe madje kishte fmëijë. Gruaja në Greqi ishte lidhja e paligjshme, me të cilën kishin një fëmijë.
Gruaja banonte në Bajron, ndërsa 32-vjeçari vinte e dilte nga Shqipëria për ta takuar. E pyetur nga policia për statusin e partnerit të saj, ajo i është shmangur përgjigjes.
“Oficerët e sigurisë që morën përsipër procesin hetimor kanë konstatuar se ky person nuk kishte shqetësuar autoritetet greke për asgjë të veçantë, por ai ishte i njohur për autoritetet shqiptare dhe dyshohet se mafia shqiptare e kërkonte në të paktën tre vitet e fundit, pasi duket se ka marrë pjesë në sulmin vrasës ku kishte ndodhur në vitin 2021. Siç raporton ERT, 32-vjeçari duket se ka qenë pjesëtar aktiv i mafies në shtetin fqinj, e kanë kërkuar, e kanë lokalizuar në Greqi dhe e kanë vrarë në sy të gruas dhe fëmijës”, shkruajnë mediat greke.