MENU
klinika

Çfarë fshihej pas aktrimit në OKB

Merr fund shfaqja, “i çirret maska” Vuçiçit

25.05.2024 - 11:30

Disa dhimbje koke zgjasin më shumë, për të mos përmendur ftohjet që zgjasin edhe më shumë, krahasuar me pikëllimin disa ministrave serbë për Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, e miratuar në 23 maj. Kështu shkruan me ironi media kroate “Jutarnji List”, referuar votitmit në Nju Jork dhe reagimeve nga pala serbe.  Të mbledhurit në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë, fillimisht dëgjuan fjalim historik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e më pas, me fytyra plot shqetësim, panë votimin e vetë rezolutës. Shqetësimi dhe pasiguria u zëvendësuan nga trishtimi, por të mbështjellë me flamuj ata vendosën, me sa duket, që kjo nuk do t’i lëkundte. Me ndihmën e mediave ata e kthyen humbjen në një fitore të re epike, titujt ulërinin për debaklin e propozuesit dhe votimi u trajtua si festë.

Serbia harron “dhimbjen”

Megjithatë, nga Trieste, ku po mbahej Forumi i Biznesit, Tomislav Momirovi ka postuar një fotografi të delegacionit serb, të buzëqeshur në profilin e tij në Instagram. “Një ditë pas fitores së madhe të Presidentit Vuçiç në Nju Jork, këtu në Trieste në Forumin e Biznesit po luftojmë me krenari për investime të reja dhe shanse më të mira për ekonominë tonë në tregun italian”, shkroi ai. Përveç Momiroviçit, në foto mund të shohim edhe ministra të tjerë serbë. Janë Irena Vujoviç, Dubravka Gedoviç, Goran Vesiç dhe Aleksandar Martinoviç dhe të gjithë kanë të njëjtën gjë – buzëqeshjen nga veshi në vesh. “Sigurisht që nuk do ta kenë nga një fitore kaq e rëndësishme të Vuçiçit”, shkruan sërish me ironi “Jutarnji List”, e cila shton se gjithsesi është bukur që pas disfatës në Asamblenë e Përgjithshme, i pushtoi trishtimi, menjëherë rikthyen buzëqeshje në fytyrë dhe vazhduan jetën.

Synimet e Vuçiçit

Dragan Popoviç nga Qendra për Politikë Praktike thotë se është absolutisht e qartë se Rezoluta e Srebrenicës po përdoret për të mbuluar zgjedhjet lokale. “Mendoj se është e qartë se qëllimi i qeverisë së Vuçiçit është që çështje të tilla të jenë në qendër të fushatës. Në ato situata, ai mund të luajë me historinë e vjetër se Serbia është e kërcënuar, se ka armiq nga të gjitha anët dhe se kemi nevojë për unitet dhe se duhet të mblidhemi rreth liderit. Ai shpik një kërcënim, paraqitet si shpëtimtar. Është shumë perfide, por efektive për të dhe nuk është hera e parë që ndodh”, shpjegon bashkëbiseduesi i “Nova.rs”. Ai thekson se kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë në një situatë ku ka zgjedhje lokale, sepse mbulon çështjet lokale. “Ata demonstrojnë shumë qartë se sa e keqe është qeveria e SNS. Ajo nuk ka asnjë gjë pozitive në Beograd, Novi Sad, Nish apo Çaçak me të cilën do të dilte publike. Është absolutisht e qartë se historia e Srebrenicës po përdoret për të mbuluar zgjedhjet lokale dhe për të siguruar fuqinë e vazhdueshme të SNS-së”, përfundon Popoviç.

Lidhjet me Malin e Zi

Duke folur për “gozhdën” e Vuçiçit dhe pasojat e mundshme për karrierën e tij, por edhe për vetë Serbinë, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç thotë se mendon se nuk do të ketë pasoja. “Mendoj se kjo retorikë luftarake që kemi dëgjuar javët e fundit do të qetësohet shpejt dhe nuk do të ketë asnjë pasojë, veçanërisht jo ato që përmendën presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiç. U zgjova sot në mëngjes dhe Serbia nuk u shpall shtet gjenocidal, e serbët nuk janë popull gjenocidal, siç na trembën”, thotë Jakshiç për “Nova.rs”. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Boshko Jakshiç i përgjigjet pyetjes nëse pas miratimit të rezolutës ato mund të përkeqësohen edhe më tej. “Ato marrëdhënie tashmë e kanë marrë rrugën , por nuk e di nëse do të ndodhë një situatë si ajo e vitit 2008, kur ambasadorët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi u dëbuan sepse e njohën pavarësinë e Kosovës. Në përgjithësi, mendoj se Vuçiç nuk ka arsye të kritikojë Malin e Zi, sepse amendamenti i tyre kontribuoi që në fund të fundit të mos flasim për asnjë lloj përgjegjësie kolektive, por individuale. Për sa i përket BiH, mendoj se kërcënimet e Milorad Dodik për shkëputjen e Republika Srpska janë gjithashtu fjalë boshe”, përfundon Jakshiq.