Nga Italia, ku Rama zhvilloi një takim me emigrantët atje dhe edhe një mesazh për Bashkimin Evropian, që sipas tij duhet të bashkohet dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës.
Ai u shpreh se vendet e BE ose duhet t’ia dalin të bashkuar, ose do të mbeten prapa botës, në një Evropë që siç theksoi Rama është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.
U desh lufta e Rusisë, tha Rama që Europa te kuoptoje se duhet te bashkohet dhe jo te zgjerohet.
“Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.
Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera kreu i qeverise shqiptare.