MENU
klinika

Paradite diell, pasdite shi

Meteorologu zbulon si do të ndryshojnë temperaturat për këtë javë në vend

13.05.2024 - 10:27

Deri në mesjavë moti pritet të jetë me diell por pasditet do kenë zhvillime të vranësirave duke bërë që të jenë prezente rrebeshe të shirave, kryesisht në lindje ndërsa orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të motit.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tregoi në emisionin ‘GoodMorning Albanians’ se duke nisur nga sot deri në enjten vranësirat do jetë prezente gjatë pasdites, por më të fokusuara në zonën lindore.

Deri në mërkurën temperaturat do jenë deri në 28 gradë celsius, ndërsa në pjesën e dytë të javës do ketë rritje të ndjeshme të temperatura ku maksimumet pritet të shkojnë deri në 31 gradë, nga e premtja deri në fundjavë.